Mbledhja e parë e SBASHK-ut me kryeministrin Ramush Haradinaj dha shpresë se greva do të marrë fund, por e dyta e shoi këtë optimizëm.
Sindikalistët nuk u tërhoqën, as pas apeleve të shumta të zyrtarëve qeveritarë, njofton Klan Kosova.
Në këto rrethana të gjithë sindikalistët, përfaqësues nga të gjitha komunat e vendit, thanë se janë të vendosur që ta vazhdojnë grevën.
Por, assesi me këtë nuk po pajtohen në ministrinë e arsimit.
Bile, shefi i këtij dikasteri qeveritar, Shyqyri Byytyqi, tha se brenda takimit me dyer të mbyllura, u ofroi një zgjidhje të mirë mësimdhënësve.