Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të radhës më 20 dhjetor.
Në total pritet që të mblidhen 130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë. Të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Në agjendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, do të nisë mbledhja me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Ky takim do të përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.