Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar liderët e partive kryesore për një takim konsultativ, që do të mbahet më 15 maj në orën 13:00. Ky takim është pjesë e një serie konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit.
Lidhur me këtë takim, të gjitha partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, i cili ka theksuar se të gjitha subjektet politike kanë dhënë pëlqimin për të marrë pjesë në këtë konsultim.
Kupina ka deklaruar: “Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me presidenten Osmani.”