Në Gjilan është zhvilluar sot një takim kyç mes drejtuesve politikë lokalë, i thirrur nga kryetari i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu.
Qëllimi i takimit ishte gjetja e një zgjidhjeje për bllokadën buxhetore, pasi Komuna e Gjilanit ende nuk e ka të miratuar buxhetin për vitin 2025. Në këtë diskutim morën pjesë kryetari i komunës, Alban Hyseni, kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, dhe kryetari i degës së PDK-së, Riad Rashiti.
Tani mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për votimin e buxhetit.
Hyseni kishte tentuar edhe më herët të organizonte një takim për këtë çështje, por ai nuk ishte zhvilluar. Ndërkaq, me ndërmjetësimin e Kadriut, takimi i sotëm u realizua, duke hapur mundësinë për një zgjidhje të mundshme./radiostargjilan/