Takimi i radhës i grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së do të mbahet më 28 tetor.
Kjo u bë e ditur në postimin në Facebook në faqen zyrtare të VV-së, duke shtuar se ky takim do të fillojë nga ora 15:00 në zyrash e LDK-së.
Ja postimi i plotë i VV-së:
Nga takimi i dytë i grupeve punuese
Në vijim të kordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes u takuan grupet punuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përbërë nga nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës përbërë nga Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.
Takimi i mbajtur në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është i dyti në radhë, pas atij të mbajtur më 18 tetor. Ky takim do të pasohet nga takime të tjera gjatë dy javevë të ardhshme. Synimi i takimit është përafrimi programor në çështjet e zhvillimit ekonomik, shtetit të së drejtës dhe rendit, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe politikës së jashtme.
Takimi i ardhshëm mbahet të hënën me 28 tetor, në orën 15:00 në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.