Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për takimin që pati me emisarin amerikan, Gabriel Escobar të enjten pasdite.
Në një postim në rrjetin social “X”, ish-Twitter, kryeministri ka thënë se ka informuar Escobarin për hapat që ka marrë qeveria e tij për të përkrahur tranzicionin për rregulloren e Bankës Qendrore. Ai ka shkruar se i ka treguar Escobarit për gatishmërinë që ka qeveria për të adresuar çështjet e vazhdueshme rreth ndalimit të dinarit.
“Kënaqësi të takojë emisarin Escobar. E falënderova atë për përkrahjen amerikane dhe theksova nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova për hapat që ka marrë qeveria në përkrahje të tranzicionit për rregulloren dhe i shpreha gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.