Kryetari Alban Hyseni pret në takim kryetarin e Kamenicës: Bashkëpunimi i ndërsjellë mes komunave fqinje do të avancohet me anë të projekteve të përbashkëta
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Kryetari Hyseni ka thënë se bashkëpunimi i ndërsjellë mes komunave fqinje duhet dhe do të avancohet me anë të projekteve të përbashkëta.
“Takimi me kryetarin e komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, pati frymën e bashkëpunimit. Sfidat e problemet e ngjashme, na shtyen drejt diskutimeve për realizimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të dy komunave. Projekte në interes të qytetarit, do të fillojnë të jetësohen në koordinim të përbashkët”, është shprehur kryetari i Komunës, Alban Hyseni.