Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se taksa pas kërkesave të ndërkombëtareve, duhet të shqyrtohet.
Matoshi për “Epoka e Re” ka thënë se AKR’ja nuk pret që taksa t’i dëmtojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Ai ka shtuar se secili subjekt politik para prishjes së raporteve me SHBA’në do të duhej ta zgjidhte largimin nga qeveria.
Duke folur për funksionimin e koalicionit qeverisës, Matoshi ka thënë se deri më tani qeveria ka kryer punë të mira.