Liderët e vendit aktualisht janë duke mbajtur takimin e radhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Kështu bëjnë të ditur burime të Indeksonline, sipas të cilave, temë e takimit janë dialogu dhe taksa 100% ndaj mallrave serbe.
Në takim po marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe partnerët e koalicionit, Ramush Haradinaj i AAK-së, Kadri Veseli i PDK-së, Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate dhe Behgjet Pacolli i AKR-së.
Kujtojmë se kohëve të fundit janë shpeshtuar takimet mes liderëve të vendit, pas zhvillimeve që po ndodhin.
Derisa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës para disa ditësh u kanë dërguar një letër atyre, përmes së cilës kanë shprehur shumë pakënaqësi.