Vendosja e taksës mbi mallrat serbe është e vonuar gjithsesi. Madje, na u kujtua vetëm atëherë kur “Ra një mort” (dështimi i anëtarësimit në Interpol) dhe u kuptuam se ndaj Serbisë duhet të sillemi proporcionalisht. “Medet”, sa vonë!
Shkruan: Gani NEZIRI
Pra, me shumë vonesë i ra ndërmend njërës nga disa qeveritë e ndërruara që nga pas lufta e deri tani për të gjetur gjuhen e duhur që mund ta “kuptoj” armiku ynë.
Mirë që u bë, them unë! Por, më mirë do të ishte që të vihej shkallë-shkallë. Gjithmonë në rritje pas (çdo “morti”) nga kuptimi i mirë i fjalës. Dua të them; tani kur po kërkohet heqja e taksës do të duhej të merrej vendimi i ri para final. Në fakt, të kësaj takse që është sot në 100%.
Pra, me që jemi sot kështu si jemi, nëse vërtetë është kaq domethënëse dhe kaq e rëndësishme kjo Taksë për Serbinë, (në çka unë po dyshoj) se mundë të jetë vërtetë pengesë reale e Serbisë, por, kjo gjen pretekstin aty. Simulon politikisht.
Pra, nëse është e vërtetë se taksa me 100% mbi mallrat serbe qenka dëm kaq serioz mbi interesin e shtetit serb, kujtoj se do të ishte momenti më i mirë politik që të merret vendimi final nga Qeveria jonë për të hequr taksën nga 100% duke e zëvendësuar me; NDALIM STRIKT I FUTJES SË MALLRAVE SERBE NË KOSOVË!
Pra, të vihet EMBARGO deri në momentin final kur fillojnë interesat tona. Embargo të tipit amerikan (jo të fuqisë amerikane, se nuk mundemi, dihet) që ka shpallur ndaj Iranit, Koresë Veriore, Kinës 27% e të tjerëve sa herë që me ata nuk gjen pajtimin e komunikimit politik.
Pastaj, edhe të formës izraelite që përball armikut të tyre Gjermanisë u bënë për mbi 75 vite që nuk lejohet futja e mallrave gjermane në Izrael.
Kujtoj se kjo do të duhej të ishte forma më e mirë e komunikimit modern politik përballë politikës serbe.
Kështu t’i shpjegohet edhe faktorit politik euro-amerikan se; “Aty ku fillon interesi i Serbisë dhe aleatëve të saj politik pikërisht aty fillon shkelja e interesave tona. Prandaj, nuk është miqësore nga miqtë tanë që të kërkohet paqja e dialogu vetëm mbi kurrizin e shqiptarëve!”