Shkruan: Kimete Berisha
Hajna.
Sot Ramush Haradinaj do të duhej të përgjigjej penalisht për Fondin rezervë të shtetit që e bëri rrush e kumbulla (për koncerte, filma e aktiviitete fantome), e jo të mbajë Konferencë të Unitetit për taksë.
Sot, kur shteti do të duhej të kishte pare rezervë për rrezikun që mund të na kanoset nga koronavirusi, sot ti e sheh fytyrën e vërtetë të tregtarëve shqiptarë (të lidhur me politikën), i sheh patriotat qysh i kanë rritë çmimet, qysh e shfrytëzojnë “frikën për vdekje të qytetarëve”, për t’u bërë të pasur..
As Serbia s’na i kish shtrenjtu ushqimet më zi.
Ai që i shkon sot në takim Ramush milionerit, nuk është njeri normal.
M’u çu ti n’ditë t’sotit me tjerr për taksën ndaj Serbisë, në kohën kur tregtarët shqiptarë (të politikës), na e kanë gjet ditën dhe na e kanë vënë taksën 200%, kjo tregon më së miri se edhe Ti je njëri “nga ata” – hajn milioner.
Si ata shitësit e çadrave që i shesin çadrat më shtrenjtë kur bjen shi.
Këtë e bën veç njeriu i pa fytyrë, i pa ndërgjegje dhe i pa karakter,
E bën harami.
Kush është Ramushi që kujton se me tema të kota dhe kauza të rreme, e rrebelon dhe e bën budallë një popull, të cilit ia vodhën edhe varfërinë. Por, as kjo Ramushit nuk i mjafton.
Bota flet për vdekjen, Ramushi për taksën ndaj Serbisë.
Ku është shteti?
Pse gjithmonë tregtari shqiptar ka të drejtë, e për konsumatorin nuk ka Ligj që e mbron, pse ne kemi mbetur viktimë e përhershme e gllabërimit dhe hajnisë.
Ec bre.
Dil mbaj rend e qetësoji kolonat e gjata para dyqaneve e barnatoreve, dil obligoji tregtarëtt të vjedhin me karar, e jo që tash po na vjedhin 200 %, dil detyroji tregtarët të na e kthejnë kusurin, e mos na shit mend me patriotizëm, se po shihet patriotizmi juaj,
Plus, që tani më së paku kemi nevojë të ndjehemi shqiptarë, tash shqiptarët kanë nevojë të trajtohen si njerëz.
P.S. Letërsia botërore nuk njeh tregtar të ndershëm, në jetën e përditshme s’di a ka të tillë.