Kanalet kryesore televizive të Afganistanit janë ende duke transmetuar program, por me disa dallime.
Është vënë re që të gjitha prezantueset e lajmeve janë zëvendësuar me burra. Talebanët tashmë kanë kapur edhe shumicën e televizioneve, duke raportuar dhe komentuar ngjarjet në favor të tyre, raporton BBC.
Tolo News, Ariana, Shamshad, 1TV dhe televizione të tjera lokale kanë ndërruar mënyrën e raportimit të lajmeve. Udhëheqësit talebanë kanë thënë se po vazhdojnnë transmetimin e pandërprerë gjatë këtij tranzicioni.