Lista e talenteve kosovar në skuadrat evropiane po vazhdon të shtohet.
Njëri nga futbollistët më të mirë të sezonit të kaluar në Superligë, Mirlind Daku është bashkuar me skuadrën kroate, NK Osijek.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se ndihet krenar që një lojtar i tij ka arritur të ngrihet në këtë nivel.
Kujtojmë se Daku është golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Superligë duke shënuar 17 gola.