Kosova është vatër e talenteve, këtë me se miri e ka konfirmuar edhe futbollisti gjilanas, Oltion Bilalli – shkruan Gazeta Monitor.
Bilalli vjen nga akademia e SC Gjilanit, kurse tani është duke i mbrojtur ngjyrat e Besëlidhjes së Prishtinës për kategoritë U17.
16-vjeçari luan si sulmues krahu dhe qendër. Kurse, me shkathtësitë e tij nuk ka munguar interesimi për të edhe jashtë shtetit të Kosovës.
“Olt” më parë ka qenë në prova tek ekipet e njohura evropiane Club Brugge të Belgjikës dhe Galatasaray të Turqisë.
Gjilanasi është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës që nga kategoritë e reja, U13 – U17.
Kurse, në ligen e Kosovës “Olti” ka një mesatare rreth 30 gola për sezon.