Shkruan: Flamur Hyseni
Trikat kundër Rumanisë nuk na kryen punë, humbëm 0:3. As më parë nuk na kanë krye punë. Isha në tribunën perëndimore. U vërejt që në 20 minutat e parë se janë pavullnet dhe pa motiv. Talenti i arrogancës kishte disa herë fjalosje me mesfushorin dhe mbrojtësin e djathë që i kishte në një vij. Shkonte prej anës së vet nga ana e majtë me bë krosa. Bile njëherë shkoi ja morri kornerin numrit 7, i cili ishte pa motiv dhe luante me zor. Rasti tjetër ishte, kur u fjalos me numrin 8 në pjesën e dytë se cili me gjuajte goditjen e lirë, e të tjera. Pastaj u zëvendësua me të drejtë nga Foda. Ky komunikim nuk ndodh ma as në terminë me dosta, e leje ma në klub profesional, e mos të flasim kur je titullar në përfaqësuese.
Prepotenca dhe arroganca, mënyra se si ecë në fushë pasi e pason ose shuton topin, të bënë mos me u ndie mirë si shikues. Ani qe dy tri ndeshje pasi ka taku disa politikan, ja ka nisë pi mban këmbët si hapur kur po ecë nëpër fushë, ecje bajate – jo sportive, sepse ky pak vrapon. Madje, ta krijon gjendjen që të vjen marre për te. Ky stil dhe kjo arrogancë, ani pse Kosova i ka 1001 probleme dhe nuk është punë me u qetësua veprimtaria në punët publike, kryen punë në disa shtete afrikane, ku ende ka shumë baltë dhe miza. Ky djalosh arrogant, sezonal dhe i paedukatë, kujton që një popull duhet me ju nënshtrua sepse ky po luan mirë me një klub. Shtrohet pyetja, e pse nuk po luan mirë për përfaqësuesen e shtetit? Këtu e ka hallin e disa grupeve të vogla të interesit se si me “kap” FFK-në, nuk e ka hallin e përfaqësueses.
Përfaqësuesja është “ushtria sportive”, ka rend normativ, pra ka rregulla. Dezertimi, refuzimi, mosbindja ndaj rregullave ndëshkohet nga autoriteti kompetent. FFK-ja e ka rreziku rendin e vet normativ dhe qeverisës. Tash, e ka vë në lojë vetveten, dhe nuk i merren serioze vendimet, dhe si të ja marrim serioz vendimet kur aty ka nevojë urgjente për reformë të madhe. Ndërsa, në anën tjetër nuk është e vogël përkrahja për talentin e arrogancës dhe ndonjë dost naiv të tij. Kjo përkrahje i bëhet me arsyetimin se: ky, ani pse arrogant, ama i mirë është, i falet. Ky mund të bëjë çka të donë. Ky është mentalitet i përkrahjes publike të shkelësit të rregullave. A guxon të bëjë sjellje të tillë atje, te ai klubi? E kanë provu disa dosta të tij, kështu janë sjellë në disa klube. Ku janë sot?
Talenti i arrogancës po donë me na bë inferior. Kot e ka, sepse kjo logjikë do ti funksiononte, nëse Kosova kishte me qenë Zimbabve, Nigeri, Kamboxhia, Gana, ku qifti i tij kur të shkon atje me syza të zeza, takohet me disa burrat me fustane nëpër baltë, duke ja puthë këmbët, me demek kishe ti trutë qaty në këmbë i ki, ndërsa ky do ti shikonte prej së larti me disa truproje anash. Në Kosovë mund të ndodh gjithë çka tjetër ama kjo nuk do ti ndodh. Kot e ka.
E kanë hallitë duke e lutë. Në këtë mënyrë po ja pamundësojnë me zhvillu talentin për top, dhe pe ndihmojnë me u bë talent i arrogancës.
Nuk ndryshohet FFK-ja duke i politizu lojtarët. Nuk rrëzohet i pari i FFK-së përmes lojtarëve, por, duke i kërku përgjegjësi dhe llogari. Të parit të FFK-së përgjegjësi dhe llogari nuk po i kërkojnë ata që janë përgjegjës dhe që i kanë dhënë përgjegjësi. Ky është problemi.
Askush nuk është i pazëvendësueshëm në futboll. Kosova dhe përfaqësuesja e saj nuk ka nevojë për asnjë talent të arrogancës.
Organet drejtuese të FFK-ës sa më parë që ndërmarrin masa me riorganizu tërësisht FFK-në, prej parkingut të saj e deri te ulëset e shikuesve në stadium aq më mirë, përndryshe të sigurt e kemi rritjen e numrit të talenteve të arrogancës.
Arsyetimet se jemi në mbrojtje të një djali të ri, kishe ky nuk dinë e po ja bëjnë të pa drejtë sepse ky ka të drejtë edhe me u kënaq se i ri është plus i mirë, janë të palogjikshme dhe antisportive, sepse djali i ri luan futboll, burrat – pleqtë nuk luajnë, këta shikojnë ose këshillojnë. Nëse donë me u kënaq si dostat të vazhdon, por, jo kur është në grumbullim me “ushtrinë sportive”.
Sonte, Kosova pa praninë e shikuesve e mundi Qipron pa e pas titullar talentin e arrogancës dhe dostat e tij. Portieri nuk pranoi asnjë gol, ndërsa dosti i talentit të arrogancës i pësoi tre gola kundër Rumanisë sepse nuk kishte fokus në ndeshje.
Reformë në FFK do të thotë edhe mos lejimi i rritjes së talenteve të arrogancës.