Sulmuesi i ri i FC Drita, Daris Hasani, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në kampin ndërkombëtar Coerver Coaching në Split të Kroacisë, ku për një javë u stërvit nën udhëheqjen e trajnerëve të licencuar UEFA nga Kroacia dhe Sllovenia.
Gjatë këtij kampi, Darisi u vlerësua për paraqitjet, përkushtimin dhe nivelin e tij të angazhimit, duke fituar mundësinë të zhvillojë stërvitje edhe me grupmosha më të mëdha, si një dëshmi e progresit dhe potencialit të tij.
Në përfundim të kampit, ai mori një raport individual profesional, ku u analizuan në detaje pikat e tij të forta, si dhe elementet teknike e sportive që duhet të zhvillohen më tej në vazhdim të rrugëtimit të tij.


Familja e Darisit, në bashkëpunim me stafin profesional të Coerver Coaching Croatia, ka vendosur që ky të jetë vetëm fillimi i një projekti afatgjatë zhvillimi. Plani parasheh rikthime të rregullta në Split gjatë pushimeve shkollore, me qëllim që progresi i tij të monitorohet dhe të udhëhiqet vazhdimisht deri në moshën 16-vjeçare.
FC Drita vazhdon të mbështesë dhe promovojë talentet e reja, duke i dhënë rëndësi të veçantë zhvillimit profesional të futbollistëve të rinj dhe krijimit të mundësive për të ardhmen e tyre sportive./Radio Star/

