Të martën u pajtuan me propozimin për liberalizimin e vizave.
E një ditë më pas, ky propozim u hoq nga agjenda e takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Arsyet për këtë, i tregoi përmes një njoftimit presidenca çeke e BE-së.
“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale”, thuhet në njoftimin e presidences çeke.
E kushtëzimi i ri për liberalizimin e vizave për kosovarët, po vlerësohet si i padrejtë nga analistët.
Këta thonë se politikat e Bashkimit Evropian, mbesin ato të vjetrat.
“Ka qenë gjithmonë e ndërlidhur, sepse negociatorët e BE-së në prapavijë gjithmonë e kanë shfrytëzuar mosliberalizimin e vizave për t’i bërë presion palës tonë lidhur me dialogun”, tha analisti Tomorr Avdija.
E të padrejtë këtë kushtëzim, e ka cilësuar edhe njohësi i procesit të dialogut, Visar Xani.
“Nëse e llogaritim në aspekt procedural, i cili është komplet proces teknik çështja e liberalizimit të vizave dhe të ndërlidhet me vendime dhe çështje politike, nuk duket shumë i arsyeshëm dhe i drejtë…”, tha ai.
Ky kushtëzim, erdhi vetëm një ditë pasi kryediplomati evropian, Josep Borell, tha se “Kosova u tregua mosrespektuese në dialog me palën serbe” dhe se për këtë do t’i njoftojë vendet evropiane./teve1/