Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Fushatën elektorale e mbyllëm në Dobërçan, fshat ky model për ambient të pastër e vetorganizim. Më gëzon fakti që si politikë e si shoqëri, kemi reflektuar. Përgjatë 10 ditë fushatë zyrtare, kemi paraqitë objektivat tona para qytetarëve, projektet që janë përfunduar brenda një kohe prej dy vjetësh, ato që janë në realizim e sipër, dhe prioritetet tona për mandatin e ardhshëm katër vjeçarë.
Ne, fushatën e kemi bërë me argumente, sepse ato ishin në anën tonë. Pra, me qytetarin kemi folë pwrmes argumente, dhe kjo e dëshmon se krejt atë që e kemi thënë, e kemi realizuar, dhe shumë raste edhe i kemi tejkaluar premtimet. Kjo është ajo që na bën të veçantë në raport me të tjerët.
Ishte qeveria Haradinaj ajo që e ka rikthyer vëmendjen e pushtetit qëndror kah Anamorava, dhe kah Gjilani, regjion ky i harruar totalisht e për shumë vjet. Nuk ka projekt që ia kam prezantuar kryeministrit Haradinaj, e që nuk i ka thënë PO, sepse Gjilani e Anamorava në përgjithësi, janë shtëpi e dytë e Ramush Haradinajt.
Të dashur gjilanas,
Nga sonte e deri në ditën e zgjedhjeve, na ndan vetëm një ditë. Unë kërkoj votën tuaj e cila për mua është një mundësi për ta vazhduar punën aty ku e kemi lënë, gjithnjë pran qytetarëve. E kemi thënë shumë herë në shumë raste; nuk ka ndjenjë më të mirë se kur e kupton saktë se besimi i dhënë nga qytetari përmes votës, është përgjegjësi, është kontratë të cilës duhet ti përmbahesh në përpikmëri. Unë, premtimet i marrë si kontratë, prandaj isha dhe do të jem në shërbim të popullit tim, çdo herë dhe çdokund që më ipet besimi.
Andaj, ju bëjë thirrje gra e burra, të reja e të rinj, të dielen zhfrytëzojeni të drejtën tuaj, votoni, sepse është mekanizmi i vetëm që sovrani e ka në dorë, e përmes së cilit vendoset se çfarë të ardhme do të kemi si popull e si shtet.
E ardhmja e Kosovës ka vetëm një adresë e cila siguron dhe garanton stabilitet, qëndrueshmëri, Republikë të pacenuar, e zhvillim ekonomik, e ajo është; Koalicioni 100% KOSOVË, me kryeministër, Ramush Haradinaj.
Urime Kosovë!
Rexha 43