Dita e diel pritet të përcaktojë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të sigurojë shumicën për qeverinë e re, ka thënë ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Të dielën është koha për të parë a janë numrat, unë besoj që përtej numrave që i kemi si lëvizje me 48 deputetëve tanë numrat e deputetëve të komuniteteve jo shumicë 8 prej tyre dhe votës së Rashiqit, shpresoj që do të ketë edhe deputet tjerë që do të reflektojnë edhe do t’i japin përfundimit të kësaj sage kaq të gjatë për votimin e qeverisë”, tha ajo në Debat Plus.
Nagavci gjithashtu vlerësoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur standarde të reja politike, duke ndarë procesin e konstituimit të Kuvendit nga votimi i qeverisë.
“Kryeministri Kurti VV-ja në radhë të parë arriti të ndajë qarët konsittuimin e kuvendit edhe votimin e qeverisë si dy institucione të pavarura, pra nuk bëhet më fjalë për pazare për marrëveshje politike. Kurti arriti të vendosë standarde të reja duke mos e bërë Kuvendin institucionin më të lartë të Kosovë të varur nga Lista Serbe gjegjësisht nga Beogradi”, shtoi ajo.a