Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor, në kuadër të shënimit të pranverës studentore të vitit 1981, të dielen organizon vrapimin e qytetit “Gjilani 2018”.
Vrapimi i qytetit “Gjilani 2018”, është një manifestim ndërkombëtar në atletikë dhe tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen atletë dhe grupe të shumta, nga qytete të ndryshme të Kosovës edhe nga shtetet e rajonit e më gjerë.
Kjo ngjarje ka edhe mbështetjen edhe nga ekipet emergjente të Policisë së Kosovës dhe të shëndetësisë të cilat do të asistojnë në ruajtjen e rendit dhe të shëndetit të garuesve gjatë gjithë stazës së vrapimit.
Ngjarja nis në ora 11:00, në qendër të qytetit (starti)
Jeni të mirëseardhur!