Zëdhënësi i BE-së, Peter Strano ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve në Bruksel mes përfaqësuesve të lartë shtetëror të Kosovës dhe Serbisë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Strano ka paralajmëruar se të dielën në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet mes zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës dhe Serbisë për temat e ngritura në takimin e fundit në nivelin më të lartë politik, raporton Tanjug, transmeton lajmi.net.
“Diskutimet do të vazhdojnë mbi temat e ngritura në takimin e fundit politik të nivelit të lartë. Këto janë marrëveshje mbi komunitetet jo-shumicë dhe zgjidhjen e pretendimeve të ndërsjella financiare dhe pronës, e cila është deri në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme,” tha Stano.
Ai thotë se Serbia, si një vend në procesin e bashkimit me BE, pritet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e BE, duke përfshirë sanksionet e njoftuara kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën në Bjellorusi, transmeton lajmi.net.
“Shpresojmë të shohim së shpejti sanksionet evropiane të njoftuara kundër atyre që janë përgjegjës për shtypjen e papranueshme në Bjellorusi. Ne presim që vendet në procesin e bashkimit me BE të bëjnë përparim në harmonizimin e politikave të tyre me politikat e BE. Kjo nuk është në diskutim,” tha Stano.