Në prag të fushatës “16 Ditë Aktivizëm për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe Dhunës në Baza Gjinore”, në Gjilan u organizua aktiviteti me temë “Ndikimi i të drejtave pronësore në uljen e rrezikut nga dhuna në baza gjinore”.
Aktiviteti u mbështet nga USAID-i, në kuadër të projektit “Qeverisja e Pronës’ dhe u udhëheq nga nënkryetarja e komunës znj. Leonora Morina Bunjaku dhe përfaqësuesja e USAID-it znj. Maria Berisha Sylejmani.
Zyrtarja për Barazi Gjinore, Lindita Salihu ka prezantuar situatën aktuale sa i përket barazisë gjinore, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore në komunën e Gjilanit, duke vlerësuar se të drejtat pronësore luajnë rol kyç në realizimin e agjendës së barazisë gjinore, fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe uljen e rrezikut nga dhuna ndaj tyre.