Viktor Kuka mund të quhet afrimi i radhës te Ferizaji.
Viktor Kuka do t’i bashkohet Ferizajit, pasi ka firmosur një kontratë gjashtëmujore shkruan Radio Star.
Lojtari do të jetë i huazuar në klubin ferizajas, duke qenë se ka ende kontratë me Dritën.
Siç njofton vetë klubi nga Gjilani, Kuka do të transferohet te Ferizaji në formën e huazimit, deri në fund të këtij sezonit./Radio Star/