Të enjten shumë nxehtë dhe me erë.
Ditën e premte më freskët, me shtrëngata dhe shi. Fundjava me kthjellime.
4.08.2021 – Të nxehtit që ka filluar të depërtoj sot mbi rajonin tonë, do të mbizotëroj edhe ditën e enjte, që do të shoqërohet edhe me erëra të fuqishme gjatë ditës, vende-vende me hove edhe mbi 20m/s apo 70km/h.
Ditën e premte pritet ndryshim i situatës sinoptike, ku nga orët e paradites priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë mjaft intenzive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.
Nga fundjava parashihet të mbajë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell, të shtunën jo aq nxehtë, e nga dita e diel sërish me mot shumë të nxehtë.Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht përreth vlerave të pranueshme, ditën e enjte herë herë mund të ketë rritje të koncentrimit të grimcave të materies, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, apo shkurtimisht edhe në të dobëta.
E nga dita e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta e në fundjavë në shumë të larta, e në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.
5.08 – Paradite me kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen, e do të fryjë edhe erë e fuqishme nga jugperëndimi. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima përreth viseve malore.6.08 – Jo aq ngrohtë. Vransira të ndryshueshme. Që nga orët e paradites priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.
7.08 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.
8.08 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.9.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh afatshkurtë shiu.Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në 14C, e maksimalet ditën e premte zbresin në 27C, e nga dita e diel shënojnë rritje deri në 34C, e të hënën edhe deri në 36C.Të enjten do të fryjë erë e fuqishme jugperëndimore 7-16m/s, e vende-vende me hove edhe mbi 20m/s. Nga dita e premte ndryshon kahjen dhe frynë erë verilindore 4-11m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditën e nesërme, e nga fundjava në rritje graduale përreth vlerave normale. /PrishtinaWeather/