E enjtja, më 1 mars, do të jetë dita me temperaturat më të ulëta të këtij viti kalendarik në Kosovë.
Të enjten temperaturat do të zbresin në minus 18 gradë celsius në vende kodrinore-malore, ndërsa minus 13 do të jenë në ultësira.
Me datën 1 do të jenë temperaturat më të ulëta në këtë vit kalendarik. Minimalet do të jenë -18 gradë celsius në vende kundrinore-malore, ndërsa në ultësira do të jetë -13 gradë celsius.
Këto temperatura janë të ulëta të cilat do të zgjasin deri në fund të javës. Do të ketë reshje të borës deri të shtunën. Më pas do të ndërpriten.
Temperaturat do të fillojnë të ngriten, në vende të ulëta do të jenë temperaturat +7 gradë celsius ndërsa në vende të larta deri në 4 gradë celsius.
Moti këto ditë në Kosovë ka shkaktuar probleme të shumëfishta në komunikacion, pasi që pjesëmarrësit në komunikacion kanë qenë të papërgatitur.