Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve
“Sipas informatave të cilat janë marrë nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale si dhe autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Edhe pse ka pas reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm, të pastrimit të rrugëve.
Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here.
Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe, thuket në njoftim.