Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se të gjitha rrugët që menaxhohen nga Ministria janë të pastruara dhe në gjendje të mirë.
Durmishi në Facebook ka publikuar edhe disa fotografi të rrugëve të pastruara nga bora.
“Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë”, ka shkruar Durmishi.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme Durmishi tha se pas fillimit të të reshurave të borës, kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht duke punuar në gjithë territorin e Kosovës.
Derisa u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe përshtatje me kushtet rrugore.