Të gjithë e njohim Ministren e punëve të jashtme znj. Donika Gërvalla-Schwarz, por ky postim ka të bëjë me burrin e saj, z.Stefan Schwarz.
Gërvalla-Schwarz jan prindër të 5 fëmijëve.
Stefan Schwarz është politikan dhe ish deputet i Bundestagut gjerman (1990 – 1994).
Është djali i politikanit gjerman Heinz Schwarz CSU i cili ishte Ministër i punëve të brendshme në qeverinë Kohl II 1971-1975 dhe Kohl III 1975–1976. Stefan Sch. është vëlla i gazetarit Thomas Schwarz.
Stefan Schwarz njihet si zëri kryesor gjerman, kundër politikës së Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Në luftën e Bosnjës ishte personi më i zëshëm, duke ngritur shqetësimin e gjenocidit serb mbi popullatën civile. Është qytetar nderi i Sarajevës dhe njeri tejet i dashur për popullin boshnjak.
Angazhimi i tij i vazhdueshëm politik për të drejtat civile dhe të njeriut rezultoi, në lidhjen e tij me Rupert Neudeck (Fondacioni Cap Anamur) dhe Shoqëria për Popujt e Kërcënuar…
Pas kohës së tij në Bundestag ai punoi, ndër të tjera, si lobist dhe nga 2008 në 2016 si asistent kërkimesh në Bundestagun Gjerman.
Video e bashkangjitur është nga një protestë shqiptare më 13.Mars 1994, ku afër tij ishte edhe zonja D.Gërvalla e cila përkthente fjalimin e tij!
Në këtë fjalim, z.Schwarz jep një përkrahje dhe motivim të madh pjesëmarrëve në protestë.
Ndër të tjera thekson: „S‘mund të zhduket një popull për pak vite, kur exziston mbi 3000 vite, e le ta din edhe disa të cilët polemizojnė se kur shqiptarët shkruanin dhe këndonin, ata gjindeshin nëpër degë të Drunjëve …“
Videon e plotë me përkthim e gjeni tek vegza e bashkangjitur!
Autori i këtij shkrimi është Nderim Ibrahimi