Në vitin shkollor 2018/19, i cili fillon të hënën, me 3 shtator, maturantët e Gjilanit mësimin do ta zhvillojnë paradite.
Të gjithë maturantët e shkollave të mesme të Komunës së Gjilanit, procesin edukativo-arsimor do ta zhvillojnë në ndërrimin e paraditës, është thënë në Drejtorinë Komunale të Arsimit) në Gjilan.
Ky vendim është i qëlluar dhe me vend, sepse maturantët kanë shumë obligime, dhe ndërrimi i paraditës u mundëson që pasditen ta shfrytëzojnë në shtëpi për të përgatitur mësimet në vitin e fundit, por edhe për testin e maturës.
Ndërsa, një arsye tjetër pse maturantët do të mësojnë në ndërrimin e paraditës, është edhe fakti se në vjeshtën e vonë dhe në dimër dita është më e shkurtër, terri bie më herët, dhe kjo kohë mund të keqpërdorët nga elementë keqbërës per sjellje dhe veprime të pahijshme deri te ato me dëme…
Pra, maturantët në vitin e ri shkollor procesin mësimor d o ta ndjekin në ndërrimin e parë (paradite), në mëngjes.
Ky vendim është marr nga DKA në bashkëpunim dhe koordinim me drejtorët e shkollave të mesme./ Nexhat Buzuku /