Të gjithë liderët e partive politike kanë arritur në takimin që ka thirrur Presidentja Vjosa Osmani.
Në këtë takim, i cili po mbahet në sallën e kryesisë së Kuvendit, do të vendoset nëse do të formohet ekzekutivi i ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.
Në takim janë duke marr pjesë krerët e partive politike, VV, PDK, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate si dhe liderët e partive politike minoritare.

 
			








 
                                
                              
		