Qeveria e Kosovës, përveç rritjes së pensioneve, ka ndërruar edhe datën e dhënies së tyre, duke thënë se do t’i paguajnë në mes të muajit. (15 te cdo muaji)
Një gjë të këtillë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për mediekontabilisti.info
“Marrë parasysh që pagat paguhen çdoherë në fund të muajit. E kem parapa si të nevojshme që të ndryshojmë afatin kohor se kur paguhen pensionet. Tani e tutje synimi i yni që pensionet që të paguhen në mes të muajit.
Që nga ky muaj e tutje tani e tutje do të kemi pensionet në mes të muajit kurse pagat në fund”, deklaroi Murati.Kategoritë të cilat do të kenë ngritje të pensioneve në 100 euro janë si në vijim: pensioni bazik, i aftësive të kufizuara, familjar dhe ai invalidor.