Bizneset të cilat operojn tek rruga “Marie Shllaku” në Gjilan, do të protestojnë të hënën për shkak të vonesave të punimeve për gjendjen e rrugëve shkruan Radio Star.
Sipas bizneseve punimet që kanë filluar pak pa filluar sezona verore dhe tani po pengojnë zhvillimin e punëve nëpër biznese, kurse ata thonë se nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Bunjaku-Morina në kuvendin komunal të Gjilanit kishte thënë se punimet në këtë rrugë do të përfundojnë me datën 10 korrik.
Bizneset në këtë rrugë kanë paralajmruar se ditën e hënë do të protesojn si shenjë revolte për mos punimin në rrugën Gjilan-Bujanoc
Njoftimi i plotë:
Njofton mediat dhe qytetarët se me datën 18.07.2022 protestohen në shenjë revolte ndaj mos punimeve në rrugën Gjilan Bujanoc./radiostar/