Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Malsor Dashi para një viti vdiq tragjikisht në një aksident trafiku në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.
Bashkë me të pësoi edhe kolegu i tij i punës, Armend Trena.
Trupi i pajetë i Malsor Dashit u gjet pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc.
Këtë kohë ngjarja tragjike që tronditi opinionin bëri një vit, lajmi.net ishte në shtëpinë e prindërve të Malsorit në Stagovë të Kaçanikut, për të rikthyer dhe jetësuar kujtimin për të.
Nëna e tij, Shiqeria pa mundur t’i përmbajë lotët tregonte për dhimbjen që e përjeton çdo ditë dhe dashurinë që ia dha djali për 28 vite jetë.
Zgjohej gjithmonë me këngë”, nëna tregon vullnetin e paskajshëm që Malsori kishte kur veshte uniformen e nisej për punë.
Me emocione të forta, por krenar për një djalë të zotin që kishte, na rrëfeu edhe babi i Malsorit, Shemsedini.
Ai tregon sesi është të jetosh pa djalin e vetëm pas 8 vajzave.
Si erdhi deri të hyrja e Malsorit në polici dhe pse nuk ia kishte treguar askujt këtë sekret?