Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka folur pas përplasjes që kishte sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kur po mbahej mbledhja e komisionit për Integrim Evropian.
Kastrati në DPT te Fidani në T7 sqaroi deklaratën e Bislimit i cili i tha se e kishte tha se e kishte larguar nga puna si asistent.
“Kemi punu bashkë në Universitein Amerikan, tha të kam hekë prej punës, sdi çka tha nuk e kuptova. Në vitin 2016 unë kam apliku dhe jam pranu në Ambasadën Amerikane. E vërteta është se ai ka ardhë me diplomë të pa nostrifikuar në Universitetin Amerikan”, ka thënë Kastrati.
Tutje ai ka sqaruar se si erdhën deri të përplasja që përfundoi me largimin nga salla të deputëtëve të PDK-së.
“Por ky ishte fundi. Fillimi kishte të bëj me diçka tjetër, paaftësia e zëvendëskryeministrit me i qëndru debatit të fortë. Unë nuk kam faj që ai i ka fitu zgjedhjet, unë i shtrova çështjet për çka ai ishte i thirrur me raportu. Kërkova përgjigje, ai tha ti nuk meriton përgjigje, i iku debatit dhe doli në ato çështje tjera. Bisla nuk ishtë në gjendje me argumentu se çka ka me bë kryeministria sepse e ka obligim me udhëheq dialogun”, ka thënë Kastrati.