Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni policor në Gjilan sot pasi ka pranuar një informacion përmes rrugëve operative, ka arritur që të arrestojë në një kafiteri këtu në Gjilan të dyshuarin e kërkuar B.A( i lindur më 1980).
I arrestuari kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan me numër PED.nr.112/18 i dënuar me burg efektiv 1 vit e 6 muaj .
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.