Shkruan: Blerta Baftjari
Kur e mira vjen, mirsevjen Kur e liga shkon, mir se shkon.
Duam gjëra të bukura e vetë ndikojmë,
Nuk ka asgjë perfekt,
Jetën nuk mund ta ndërrojmë.
Jemi të mbyllun në shtëpi
E na duket tmerr,
Dashurija për prindit e mi qe ma keq,
Nuk i paskam thanë naten e mirë e me i puthë në ballë.
Se jam kthyer vonë në shtëpi
E nuk kam pyet për askand.
Kam jetu jetën që s’kam dasht ,
Po lakmi ja kam pas.
E bukur asht, kur dikush ma tregon dhimbjen e tij,
Që unë me ndje mëshirë,
E tuj u mundu sa do pak me ja largu,
Me fjalë të vogla e buzëqeshje të ambël tu i dhuru.
Përderisa për vete s’po kam ndjenjë e me buzë të ngrirë.
Jam tu mundu me i kapërdi t’bamat e jetës, tu i ik.
Ah sa mirë, që ra kjo re e zezë
Se m’ka kthy frymën e shpirtit
E mi ka kthjellë sytë ,
Me ja ditë vlerën njerëzis tu i dhanë dashni.