Me katër vota pro, 2 kundër dhe një abstenim, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, i procedohet për shqyrtim Kryesisë të Kuvendit.
Edhe pse janë mbledhur për ta proceduar në Kuvend, çështja e procedimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi i ka gjetur të ndarë deputetët e Republikës të Kosovës.
Kundër procedimit të projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, u deklarua anëtari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili tha se kjo marrëveshje nuk duhet t’i dorëzohet Kuvendit për miratim, pasi që tha se në këtë mënyrë i hidhet ‘hi syve’.