Kryetari Alban Hyseni ka thënë se i ka shtyrë të gjitha takimet e paradites, në mënyrë që të mbërrinte me kohë në debatin për komunat në Kanal 10, xhirimet e të cilit u zhvilluan sot në orën 11:00.
Më vonë u kuptua se kandidati i LDK-së nuk ishte paraqitur në debat, megjithëse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Ai ishte pritur për rreth 30 minuta nga moderatori i debatit, Kushtrim Sadiku. Në të njëjtën kohë, në orën 11:00, kandidati kishte postuar një foto nga një kafiteri e qytetit, ndërsa pak para fillimit të debatit në orën 20:20, publikoi një tjetër postim për pjesëmarrjen e tij në një tubim elektoral.
Megjithatë, ai nuk u shpreh askund për mungesën e tij në debat dhe shmangien nga ballafaqimi me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. Garat janë demokratike dhe fitohen me argumente. Ikja nga përballja tregon mungesë argumenti — është humbje.