Dy vëllezërit nga Livoçi i Gjilanit, Isa e Shemsedin Abazi të cilët mbetën të vdekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, janë varrosur sot në vendlindjen e tyre
Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllezërvë Abazi nga Gjilani, ndërkaq përveç tyre, aty janë parë edhe disa nga figurat politike.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, janë parë në varrimin e të rinjve gjilanas.
Express po qëndron në familjen Abazi, nga ku sjell pamjet nga varrimi i vëllezërve Abazi.
Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit ishte fatal për dy vëllezërit të cilët nuk arritën t’i mbijetojnë shembjes së hotelit në të cilin gjendeshin.
Nga tërmeti që goditi Shqipërinë deri më tani janë konfirmuar 41 viktima dhe mbi 600 të lënduar.