Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, u mblodh sot Kryesia e Kuvendit, për të shqyrtuar kërkesën e 46 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.
Konform kërkesës, Kryesia vendosi që seanca të mbahet të premten, më 17 dhjetor, në orën 11:00, për të bërë shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Paraprakisht, në orën 10:00, Kuvendit do t’i adresohet presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Në të njëjtën ditë do të shqyrtohen edhe pikat e mbetura nga seanca e kaluar.