Të premten në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor Të premten, më 25 qershor 2021, në Gjilan do të fillojë faza e parë e dezinsektimit hapësinor.
Ky projekt mundësohet nga Komuna e Gjilanit dhe implementohet nga MONUNI – vazhdimësi e kompanisë Fauna Sh.P.K. Ky aktivitet ndërmerret me qëllim të parandalimit të rrezikimit të shëndetit publik dhe sigurim e kushteve për jetë më të qetë nga thumbimet e insekteve. Preparatet që përdoren gjatë këtij procesi janë ekologjike me një veprim të shpejtë dhe efekte maksimale.
Nga bletarët kërkohet t’i mbajnë mbyllur bletët gjatë ditëve që kryhet kjo fazë e dezinsektimit, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insekteve tjera të dëmshme. Në rast të shiut dhe ndryshimeve klimatike, procesi do të shtyhet për ditët në vijim