By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Të premten vazhdojnë takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Të premten vazhdojnë takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Përditësimi i fundit: March 24, 2022 6:03 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, të premten, më 25 mars, do të zhvillojë takime në Bruksel në kuadër të procesit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Bislimi do të takohet me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Diplomatët në Bruksel këtë takim e quajnë si “takim në kuadër të dialogut” dhe paralajmërojnë se të njëjtën ditë, Lajçak do të komunikojmë përmes video-lidhjes edhe me delegacionin e Serbisë. Por, takime midis Kosovës dhe Serbisë nuk prite të ketë.

Sipas paralajmërimeve në Bruksel, temat kryesore të diskutimeve pritet të jenë çështja e të pagjeturve dhe ajo e energjisë. Shpesh është thënë se rreth këtyre dy temave ka një përafrim të madh dhe marrëveshje është “pothuajse punë e kryer”. Por, sipas të njëjtave burimeve, kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u sqaruar.

Pala kosovare ka thënë se për çështje të energjisë nuk do të bisedohet më me palën serbe, por vetëm me BE-në, e cila ka marrë përsipër edhe lehtësimin e kësaj marrëveshjeje. Por, BE-ja ka mbetur që të “sqarojë” me Beogradin disa çështje rreth kësaj teme.

Në Bruksel kanë përsëritur se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ka shkaktuar pakënaqësi, por shpresojnë që ky vendim të mos ketë ndikim negativ në dialog.

Por, siç ka thënë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, BE-ja nuk do të thërras takim të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pa qenë e sigurt se në atë takim nuk do të ketë rezultate konkrete.

Diplomatët në Bruksel thonë se nuk presin ndonjë lëvizje konkrete në dialog, derisa të përfundojnë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe që mbahen më 3 prill. Pas zgjedhjeve, ata presin një dinamikë të re edhe në dialog, me synimin që të ketë edhe marrëveshje konkrete.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim të arrihet normalizimi i plotë midis palëve./REL

Ambasadori ukrainas: S’kemi ndryshuar qëndrim për Kosovën, as nuk do të ndryshojmë
Haziri viziton Njësinë e Zjarrfikjes, i falënderon për mbështetjen dhe angazhimin në kohë pandemie
Gjilani nis ndërtimin e “Rugës së Kumanovës”, kosto 305 mijë euro
130 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Voton Edi Rama, gazetarët i bëjnë pyetje për Albin Kurtin
Artikulli i mëparshëm ATK me aksion ndaj 18 bizneseve për mbledhjen e borxheve
Artikulli tjetër Një ditë kam me e përqaf veten

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.