Këtë të premte pritet që të votohet programi qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Këtë e ka ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi.
“Po, të premtën në orën 15:00 kemi mbledhje të Qeverisë. Pjesë e agjendës është edhe votimi i programit qeverisës” ka thënë Redzepi.
Votimin e programit qeverisës gjatë këtyre ditëve e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Kurti duke thënë se do të votohet pasi të kthehet nga Brukseli.
Ka kohë që ekzekutivi po kritikohet nga opozita për siç e quajnë ata, vonesën e programit qeverisës.
Gjersa të hënën ishte ditë pushimi për institucionet publike, në Qeverinë e Kosovës ishte mbajtur një takim me kabinetin qeverisës ku po diskutohej dhe finalizohej programi qeverisës i cili do të votohet pasnesër.