Të reshurat e dendura të borës gjatë ditës së sotme në komunën e Gjilanit kanë vështirësuar qarkullimin normal në shumicën e rrugëve të komunës.
Ndonëse, zyrtarë komunal thanë mbrëmë se operatori ekonomik po qëndron nëpër terren për të pastruar rrugët e qytetit dhe të fshatrave për t’i bërë ato të kalueshme, megjithatë bora që po bie edhe sot ka bërë që në shumicën e rrugëve qarkullimi i automjeteve, por edhe i këmbësorëve të jetë i vështirësuar.
Madje, qytetarë të shumtë ankohen se nëpër rrugë të lagjeve të tyre bora nuk po pastrohet dhe se qarkullimi vazndon të mbetet i vështirë.
Ndërkohë, bora vazhdon të bie edhe në këto qaste me intensitet të dendur.