Të rinjët gjilanas zgjedhen ekspert lokal për të punuar në ndërtimin e muzeut etnologjik të qytetit
Sot gjatë ditës 4 të rinjë gjilanas janë zgjedhur Etnologë dhe Arkeologë(ekspert lokal), të cilët do të jenë pjesë e historisë së qytetit duke punuar në ndërtimin e muzeut etnologjik të qytetit.
Projekti është grant i bashkëpunimit ndërkufitarë, ku përfitues janë Komuna e Gjilanit dhe Komuna e Kumanovës, ky fondacion është i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Bashkimit Evropian Zyrja ne Kosovë.
Këta janë të rinjët gjilanas të cilët janë zgjedhur:
Andoneta Selimi
Edita Qerimi
Fatbardha Hoxha
Donat Bllaca
Profesoreshe Zanita Halimi.
Njoftimi i plotë:
Unë, Edita, Fatbardha dhe Donati jemi përzgjedhur si Etnologe dhe Arkeologë (ekspert lokal) të jemi pjesë e historisë së qytetit duke punuar në ndërtimin e muzeut etnologjik të qytetit.
Ne do të mbledhim libra, katalogje, albume, monografi e punime që trajtojnë trashëgimi kulturore të Gjilanit me rrethinë (qoftë atë materiale, shoqërore, shpirtërore e artistike).
Gjatë kësaj kohe do të presim bashkëpunim nga qytetarët e Gjilanit në mënyrë që muzeu të mbajë një pjesë historie të secilit nga ne.
Kjo eksperiencë do të jetë jetësore e shumë me vlerë dhe do mundohemi të japim më të mirën nga ne për qytetin e bashkëqytetarët tanë.