Inicativë nga disa të rinjë nga Kosova, U hapen bunarët me ujë të pijshëm në Pakistan dhe Bangladesh
Elhamdulilah!
“Falemnderimi i takon Allahut, Zotit të botëve”( Fatiha 1)
Kjo është dëshmia që ne tē gjithë bashkë mundemi .
Pak nga ne do të thotë shumë për ata.
Për të qenë human, jo gjithmonë nevojiten kushte të veçanta, nganjëherë mjafton vetëm vullneti i mirë i njerëzve.
Gjërat e mira vijnë ngadalë..si fillim një gotë me ujë ndoshta, më pastaj një shishe e në fund arritëm që të dhurojmë mjaftushëm për të ndërtuar bunarët ku uji do të jetë i pandalshëm për ta, ashtu siç do të jetë iniciativa jonë gjithmonë- e pandalshme!
Le të jetë ky vetëm një fillim i mbarë në rrugëtimin tonë, ku secili do të mund të jetë pjesë e saj.
Bamirësia jo vetëm se ndihmon të tjerët, por shëron edhe vetë zemrën tuaj!
Dhuroni vazhdimisht nga të mirat që i keni, se nuk pakohen, por ju kthehen shumëfish nga gëzimet e lutjet e atyre që i gëzuat!
Iniciatava bashkë me motrën Semihate, të cilën e filluam në Ramazan tani ka edhe rezultatet e saja.
U hapen bunarët me ujë të pijshëm në Pakistan dhe Bangladesh.
Ndërtuam shtëpinë e sadakasë së rrjedhshme!
1. Arlinda Abdullahu Gjilan
2. Semihate Musa Hasani
3. Artan Jashari- Mitrovicë
4. Ndihmë për nevojtarët.
5. Alije Hyseni me grupin e kuranit -Gjilan
6. Sadakaja e Ramazanit- Gjilan
7. Enharu el-Xhenneh- Gjilan
8. Tajur al-Jannah- Gjilan
9. Rezak – Furnizuesi – Gjilan
10. Familja Jashari- Mitrovicë
11. Motrat: Vushtri- Shtime- Ferizaj
12. Pasuesit e Resulullahut Sal-LAllahu Alejhi Ue sel-lem
13. Dera Rejan- Gjilan
14. Motrat: Kosovë- Maqedoni- Preshevë
15. Motrat nga Gjilani
Allahu i shpërbleftë gjithë ata që na u bashkuan e lus Allahun të pinë të gjithë ujë nga lumenjët e Xhennetit!
Allahu ua dhashtë Xhennetin Firdeus!
E ku ka bekim më të madh se tê bëheni buzëqeshja e këtyre fëmijëve ?!
Falemderimi i takon Allahut që na bëri sebeb.
Vazhdojmë in shaa Allah!