Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person ditën e sotme në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, me të pranuar informacionin e rastit, Policia ka lokalizuar vendin e ngjarjes ku hasur në të dyshuarin, të cilit më pas iu është konfiskuar një armë e llojit “ES Ecol”.
I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Gjilan ku dhe është intervistuar.
Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal mbi veprat ,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.