Është arrestuar një person në një fshat të Gjilanit, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Policia bën të ditur se i dyshuari është konfiskuar pistoleta me 9 fishekë, të cilën e kishte me leje,
Arrestohet i dyshuari për përdorim të armës
Gjilan, 25 dhjetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 25/12/2022 ka pranuar një informatë se në një fshat të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Kosovar I.H. (1955).
Nga i dyshuari është konfiskuar një (1) armë pistoletë e llojit ‘ZIG14 tisas’ e kalibrit 9 mm. si dhe nëntë (9) gëzhoja të armës të kalibrit 9 mm. si dëshmi materiale për Gjykatë.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Përdorim i armës’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Gjilan.