Një burrë ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur dje në Gjilan rreth orës 22:30.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në lagjen Kodra e Dëshmorëve, transmeton Koha.net.
“Pas informatave për të shtëna me armë zjarri, policia në vendin e ngjarjes ka takuar një person viktimën mashkull shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili në rrethana të panjohura ishte i qëlluar me armë zjarri në pjesën e abdomenit nga të dyshuar gjithashtu të panjohur”, thuhet në komunikatë.
Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.