Lokali në shesh Bujana Sweets & Lunch do të ofrojë prodhime vendore, ëmbëlsira të shumta, tradicionale dhe moderne, dhe po vjen me një kuzhinë të veçantë të ushqimit.
Tradita vazhdon. Ëmbël, njelmët dhe me zemër. Produktet do të jenë të cilësisë më të lartë, të ruajtura me standardet më të larta, të bëra nga duart e arta të punëtoreve dhe punëtorëve të dalluar, me furrat dhe ftohësit më të njohur italianë, zviceranë dhe me brendet prej shteteve më të zhvilluara evropiane.
Në kohë krize ekonomike, Bujana Sweets & Lunch vjen me çmimet më të volitshme, duke bashkëndjerë me klientët. Produkte cilësore vendore, standarde evropiane të makinerisë, receta profesionistësh dhe çmime super të volitshme.
Njerëzit nuk hanë ëmbëlsira dhe ushqime vetëm për të shuar motivin e urisë, por edhe të kënaqen. Bujana Sweets & Lunch ka synim të shuajë motivin, për ta ringjallur sërish e sërish.
Lokali i ri vjen me një interier relaksues, artistik, të rehatshëm për sytë e shpirtin e tw gjithwve. Ndenjëset shkojnë kah formati ortopedik dhe me karakter të përshtatshmërisë në çdo aspekt fizik e sentimental.
Tash e tutje, në qendër të sheshit të ri, klientët e Gjilanit, dhe jo vetëm, e kanë një adresë për të ëmblën dhe të njelmtën, për desertet e ushqimin, për tw shijuar prodhimet vendore, me një kualitet të lartë dhe me përballim nga çdo xhep e kartelë.
Nga e shtunja, sheshi i ri do të jetë më i ëmbël. Me Bujana Sweets & Lunch.
Ejani me këdo që ua do zemra. Të vetëm. Me familje. Me më të dashurit e juaj. Me fëmijët. Me shokët e shoqet. Me kolegët e koleget. Me partnerët në biznes. Me këdo.
Produktet mund të shijohen në lokal, të merren me vete, të porositen përmes telefonit, të porositen fizikisht. Për ditëlindje, babinë, pensionim të gjyshit e gjyshes, kolegut e koleges së punës, për syneti, fejesa, martesa, dasme, ju tashmë e keni një adresë.
Bujana Sweets & Lunch.
Një shtëpi e të gjithëve që ëmbëlson.